Skanimi 22 euro në dogana, bizneset e huaja shmangin tranzitin nga Shqipëria

Postuar në 06 Maj, 2016 10:14

Tarifa 22 euro e skandimit në dogana, duket se ka ndikuar negativisht në zgjedhjen e Shqipërisë si rrugë tranziti për transportin e mallrave. Të oaktën kështu thuhet në një raport teknik të përgatitur nga Këshilli i Investimeve ku krahason përparësitë konkurruese të Shqipërisë në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Sikurse është evidentuar edhe më herët nga Sekretariati, komisionet për skanimin e mallrave prej 22 Eur/deklaratë doganore kanë sjellë një rritje të kostove për bizneset duke konsideruar rrugë të tjera transporti për bizneset e rajonit, të cilat kalojnë tranzit mallrat e tyre nëpërmjet Shqipërisë”, thuhet në raport. Gjithashtu evidentohen problematika sa i përket kohës së përpunimit ,aspekteve proceduriale dhe burokratike, të cilat vonojnë ne qarkullimin e lirë të mallrave. Sistemet e inteligjencës për kontroll risku në autoritetet doganore,duhet të funksionojnë për të mos krijuar pengesa dhe vonesa të paarsyeshme në transportin e mallrave.
Më tej thuhet se pavarësisht kostove më të ulëta të shërbimit, kapacitetet e përpunimit në infrastrukturën portuale në vend mbeten sërish të kufizuara si rezultat i thellësisë së ulët dhe i pamundësisë kësisoj për të ofruar shërbime përpunimi për anije të tonazhit të lartë. Nga ana tjetër, bizneset operuese në fushën e transportit nënvizojnë nevojën për investime të qëndrueshme në infrastrukturën portuale dhe respektim të kontratave konçesionare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.