IBM hap për përdorues të jashtëm platformën e vet të kompjuterizimit kuantik

Postuar në 06 Maj, 2016 03:41

IBM ka bërë të ditur se do të hapë për përdoruesit platformën e vet kompjuterike kuantik në mënyrë që të shfrytëzohet prorami i saj 5 qubit në internet. Ky është sipas kompanisë, sistemi i parë që u lejon përdoruesve të jashtëm që të punojnë me një kompjuter kuantik përmes shërbimeve në Cloud.

Makina aktuale që do të “hapet” ndodhet në një ndërtesë në New York dhe ai që dëshiron ta përdorë duhet të mësojë sesi të përdorë ndërfaqësimin që është zhvilluar dhe gjuhën e programimit që shërben për komunikimin. Kjo teknologji  është ende në fazë fillestare, por nga të gjitha analizat ajo pritet të jetë hopi tjetër në fushë duke lënë pas kompjuterët dixhitalë që përdoren aktualisht.

Kompjuterët kuantikë përdorin qubit në vet të bit dhe ata bazohen mbi dy parimet e mekanikës kuantike: supepozimi, që sugjeron se kur dy gjendje kuantike bashkohen, ato prodhojnë një gjendje të re kuantike të vlefshme. Qubitet p.sh mund të jenëshprehje e gjendjeve të këtilla.

Parimi i dytë është ai i veprimit në distancë – entanglement, i cili përshkruan një gjendje në të cilën gjendja kuantike e secilës grimcë nuk mund të përshkruhet në mënyrë të pavarur.

Deri më tani sisteme të tilla nuk ia kanë dalë të ofrojnë më shumë sesa 9 qubit dhe kjo është sfida. 

 

http://techxplore.com/news/2016-05-ibm-cloud-based-quantum-platform.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.