Tani ambasadorët edhe në mbledhjet e partive

Postuar në 05 Maj, 2016 18:36

Marrëdhënia e Shqipërisë dhe shqiptarëve me të huajt e në veçanti me ambasadorët po merr një trajtë denigruese falë mungesës së dinjitetit që po tregon klasa politike në drejtimin e vendit. Ata do të jenë të pranishëm tashmë edhe në mbeledhjet e grupeve parlamentare në një përpjekje për të shtuar presionin e votimit të reformës në drejtësi.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane Rajan Roberts tha për mediat se ambasadorët Lu e Vllahutin kanë rënë dakord me 3 grupet parlamentare që të takohen me seicilin prej tyre në radhë sipas numrit të deputetëve dhe se po punohet për të organizuar këto takime në javët e ardhshme.

Kërkesën e ambasadorëve Lu e Vllahutin për të qenë pjesamërrës në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore, Ben Blushi e quajti tallje. “Po tallemi nga ndërkombëtarët dhe nga shqiptarët, të cilët kanë të gjitha arsye të besojnë se ky parlament ka konsumuar orën e fundit_deklaroi Blushi. Por për kryeministrin Rama prania e tyre në mbledhjet e grupeve është mëse normale. “Dëgjova njërin nga ju që tha se është fundi i botës ambasadorët në grupet parlamentare. Ambasadorët takohen vetëm me grupin tuaj, për ne skanë asgje për t’u sqaruar”-tha kryeministri në parlament, duke mos mohuar takimet qe priten.

 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Shkrim i dobet.
Rezultante e grumbullimit te thashethemnajes se kafese se drekes.
Realisht, i degjuam, lexuam dhe i pame vete me syte tane, diten e sotme, te gjithe ketyre qe permenden, por ne kete konkluzion te ketije shkrimi, kurrsesi nuk mund te dalesh.
Per mendimin tim, autori, ka dashur te thote dicka, por ka thene nje gje pa lidhje.
Ky eshte mendimi im.
Pershendetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.