Shefi i shërbimeve sekrete egjiptiane: Seriali “Tom&Jerry”, deri diku përgjegjës për ekstremizmin në Lindjen e Mesme

Postuar në 04 Maj, 2016 20:36

Njeriu shpall fajtor edhe “Tom&Jerry”, dy personazhet gazmorë dhe aq të dashur për të gjithë. Aktin e kriminalizimit të serialit që ka nisur të shfaqet që në vitin 1940, e ka bërë shefi i shërbimeve sekrete egjiptiane, Salah Abdel Sadek, sipas të cilit, përleshjet e dhunshme të Tomit dhe Xherrit kanë sjellë ftohjen e rinisë, neutralizimin e ndjeshmërisë së saj ndaj akteve të dhunshme. Dhe më tej akoma, ky serial është njëfarësoj përgjegjës për ekstremizmin në Lindjen e Mesme(http://egyptianstreets.com/2016/05/04/senior-egypt-official-blames-tom-a...).

“Seriali portretizon dhunën në një mënyrë të këndshme dhe dërgon mesazhin që , po, mund ta qëlloj atë...unë mund ta hedh në erë atë. Ngulitet në mendje se kjo gjë është natyrale”, tha Sadek në një konferencë mbi “Median dhe Kulturën e dhunës” në Universitetin e Kajros. Fjalimin e Sadek e ka shoqëruar reagimi i një gazete private në Egjipt, që ka renditur shtatë arsye se pse seriali provokon terrorizmin: ai familjarizon fëmijët me zakone të këqija, si duhapirja, alkooli dhe vjedhja; ai paraqet një drejtësi të njëanshme sipas të cilës miu ka përherë të drejtë; nxit ide për plane djallëzore në mendjet e ndikueshme lehtë të fëmijëve si dhe përhap dhunë përmes sendeve që përdoren shpesh si thika dhe sulmet me sëpatë.

Në raportimin e vet, revista “Foreign Policy”(http://foreignpolicy.com/2016/05/04/tom-and-jerry-terrorists-of-the-cart...) shkruan me ironi se “Tomi dhe Xherry nuk ja dalin asnjëherë që ta vrasin njëri-tjetrin”. Por me sa duket jo të “gjithë e hanë sapunin për djathtë”.

 

PS: Nëse është vërtet kështu, me siguri që ky mund të jetë ndër epsiodet kritike:

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Nuk kane te drejte.
Asnje lloj baze nuk e kane per kete arsyetim.
Ish lideri palestinez, i ndjeri Jaser ARAFAT, serialet e filmave " TOM and JERRY", i kishte te pandara nga jeta e vet private.
Kaq e vertete eshte kjo gje, sa kur ishte i lodhur, Jaser ARAFAT, dhe donte te pushonte dhe te meditonte, shikonte filma me "Tom and Jerry".
Por, qe keto filma te jene shkas per te krijuar dhune ne psiqiken e njerezve, kjo eshte nje cmenduri.
Me keto filma, jane rritur disa brezni njerezish ne mbare boten, por kesisoj idiotlleqesh, sot po i degjoj per here te pare.
Zot na ruaj nga te cmendurit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.