Pacolli mendon ndryshe nga Rama: Trump do të ishte një president i mrekullueshëm

Postuar në 05 Maj, 2016 10:01

Ka një analogji që i bën të ngjashëm Behgjet Pacollin me Donald Trump kur flitet për binomin biznes dhe politikë. Lideri i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për njohjen e tij me kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Përkundër miqësisë me Trumpin, ai ka thënë se përkrah demokraten Hillary Clinton në një përballje të mundshme me të në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor. Megjithatë shqiptarët do ta respektojnë edhe Trumpin, nëse ai bëhet president i SHBA’së, ka thënë Pacolli. Sipas Pacollit, edhe “Trump do të ishte një president i mrekullueshëm”. Pacolli ndoshta ka parasysh shqiptarët e Kosovës, pasi në emër të shqiptarëve të Shqipërisë ka folur kryeministri Rama, i cili ka deklaruar se Shqipëria do të rishikojë marrëdhëniet me SHBA në rast se zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara. Edhe Edi Rama është një nga miqtë e miliarderit Pacolli. Pak javë më parë gjatë një vizite në Kosovë ai postoi në rrjetet sociale se kishte kaluar një darkë me kryeministrin Mustafa në vilën e Behgjet Pacolit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.