Nuk i beson as vetë policisë

Postuar në 05 Maj, 2016 12:46

Kohët e fundit ka patur një debat mbi besueshmërinë e organeve ligjzbatuese në Shqipëri. Madje ky debat u përcoll si një përplasje mes policisë dhe prokurorisë që u shoqërua me deklaratat e Ministrit të Brendshëm se publiku ka më shumë besim te policia. Mirëpo ndalimi i Arben Frrokut turbulloi sërish ujërat e transparencës dhe besimit te policia, duke detyruar ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri të kërkojë hetim administrativ të veprimeve të policisë tek partnerët ndërkombëtarë. I pyetur a ka nisur ndonjë hetim për vonesën e procedurave në nisjen e të dhënave për Arben Frrokun, ministri i referohet vlerësimit të bërë nga ndërkombëtarët me kërkesë të vetë atij. "Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të të gjitha veprimeve të Policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marrë vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misionet e ekspertizës në Shqipëri kanë hetuar në mënyrë të pavarur mënyrën si ka vepruar Policia e Shtetit. Dje është bërë raporti. I është dorëzuar të gjithë partnerëve. Dhe Policia e Shtetit ka bërë gjithçka konform ligjit. Kështu që…"

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.