Dhunë dhe të ndaluar nga policia pas ndeshjes Tirana-Partizani

Postuar në 04 Maj, 2016 22:37

Ndeshja Tirana-Partizani, luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” është mbyllur me dhunë dhe të ndaluar nga policia. Në pamjet e përcjella nga “Top-Channel”, shihet drejtuesi teknik i Tiranës, Devi Muka, që qëllon një nga përfaqësuesit e ekipit të Partizanti. Muka bashkë me disa të tjerë, tifozë dhe përfaqësues të ekipit të Tiranës janë shoqëruar në polici. Ekipi i Partizanitnka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës denoncon dhunën dhe bën me dije se ka pamje të dhunimit edhe në mjediset e brendshme të stadiumit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.