Deklaratat Fiskale, Kryetari i Komisionit Hetimor: Bizneset po mbyllen edhe nga presioni me të dhënat e vjedhura nga serveri i Tatimeve

Postuar në 05 Maj, 2016 15:53

Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor për serverin e Tatimeve, Arben Ristani, ka deklaruar sot se punë e këtij komisioni nuk ka afat. “Ne do të kërkojmë aq kohë sa na duhet për të mbaruar hetimet. Nuk ka një kohë përfundimtare. Komisionet nuk janë fiktive, janë produktive. Është komisioni i dytë që drejtoj. Komisioni për lëvizjet në Policinë e Shtetit ka qënë mjaft produktiv. Dhe ky komision tani ka nxjerrë një batutë qesharake nga ish ministri Financave që thotë që nuk veprojmë gjithmonë sipas letrave dhe ligjit, por dhe sipas qejfit. Ka nxjerrë ky komision se grupi i auditimit është vendosur në kundërshtim me ligjin, ka nxjerrë që serveri tatimeve është kopjuar dhe është marrë që aty”, tha Ristani.  Në Grupin e Auditit bën pjesë edhe vëllai i ministrit të Energjetikës, Panajot Gjiknuri, i cili ka refuzuar të paraqitet në Komision dhe është thirrur sërish të premten. Më tej Ristani ka bërë dhe një deklaratë jo pak shqetësuese:  “Të jeni të bindur që shkaktari kryesor i gjithë kësaj sorollatje është pikërisht ata që kanë interesa që e vërteta të mos dalë në shesh. Në nga shkaqet që mbyllen bizneset, është presioni ndaj biznesve si pasojë e të dhënave që janë vjedhur nga serveri tatimeve”, tha ai.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Kur beri kete deklarate, ishte ESELL, apo nuk i kishte dale e pimja e mbremeshme ?
Kur i del pija, per t'u bere i "disponueshem", i fut nje dopio uiski me pak fare akull.
Ke te besojme, Ristanin para pije, apo mbas pije, mbasi ai eshte i alkolizuar non stop, 24 ore ne 24, si puna e moteleve te autostrades qe rrine hapur non stop, 24 ore ne 24, aty ku shkojne kurvat.
Pra, Ristani dhe kurvat, te barazvlereshem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.