Zv.ambasadori amerikan, Muniz: Kinezët bëjnë mirë që vijnë në Shqipëri, por qeveria duhet të shohë pse po ikin kompanitë amerikane

Postuar në 04 Maj, 2016 10:55

Apeli i shoqatave apo binzesmenëve të huaj në Shqipëri, rreth klimës ekonomike po rezulton me pasoja në nivel politik. Ka disa javë që kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Tiranë ka shprehur disa shqetësime për klimën e biznesit, politikën fiskale dhe korrupsionin. Sipas tij nuk dihet pse qeveria shqiptare shmangu ardhjen e një miliarderi amerikan në Tiranë kur nga ana tjetër kërkon investime të huaja. Këtyre zërave sot iu është shtuar edhe një zë politik: Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Muniz. Në një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, ai ka deklaruar ndër të tjera se:  “Në përgjithësi mendojmë se investimet amerikane sjellin me vete edhe një paketë të caktuar standardesh të larta të etikës së biznesit dhe asaj ligjore. Edhe pse mund të jetë gjë e mirë që kompanitë kineze po investojnë në Shqipëri, do të sugjeroja që qeveria të shohë mirë se pse dy kompani madhore të Amerikës së Veriut po përpiqen që të largohen nga vendi, në vend që të zgjerojnë praninë e tyre këtu në Shqipëri”.

http://www.mapo.al/2016/05/shba-le-te-vijne-kinezet-por-qeveria-te-shohe...

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.