Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo, drejt dorëzimit të detyrës. Presidenti nis konsultimet për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 03 Maj, 2016 15:39

Gjykata Kushtetuese shkon drejt rifreskimit të anëtarësisë së saj. Për shkak se gjyqtarëve Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo u ka mbaruar mandati, ata duhet të dorëzojnë detyrën. Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nisur konsultimet me përfaqësues të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. “Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka nisur sot takime të ndara me kryetarët e grupeve kryesore parlamentare për t’u konsultuar lidhur me emrat e rinj që pritet të dekretojë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Mësohet se dy prej anëtarëve të kësaj gjykate, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi iu ka përfunduar mandati dhe duhet të dorëzojnë detyrën”, raporton “ABC NEWS”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.