Renzi dhe Macron, dy politikanët e së ardhmes në Europë

Postuar në 03 Maj, 2016 19:41

"Politico"  vijon serinë e shkrimeve mbi lidershipin në Europë. Matteo Renzi dhe Emmanuel Macron sipas agjencisë "Politico Europe" do jenë dy politikanët me ndikimin më të madh në vendet e tyre, por edhe me gjerë në Europë. Sipas artikullshkruesit, Dalibor Rohac, "askush nuk duhet të nënvleftësojë ndikimin e politikanëve të rinj dhe ambiciozë", duke shtuar se "në një Europë pa shumë zgjedhje, qasja e europianëve do të jetë kah politikanëve me mendësi të re të lidershpit". Ndër politikanët me peshë në të ardhmen renditet edhe kryetari i ri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, djali i ish-kryeministrit Kostandinos Mitsotakis. Pak ditë më parë një shkrim i Politico e renditi kryeministrin Rama nga vendet e fundit për nga rëndësia në Europë. Parë nga ky këndvështrim Europa ka shumë pak zgjedhje për të ringritur veten dhe ndryshuar qasjen e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.