Mburravecat ballkanik!

Postuar në 03 Maj, 2016 18:54
Gëzim Mekuli

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA është lajm i mirë, është lajm i bukur por, jo aq edhe i zjarrtë sikurse po e paraqet politika.
Lajmi për Kosovën në UEFA të mos përdoret si mjet pune në duar të qeverisë së degjeneruar. Mos të romantizohet, deri në budallallëk , ky sukses, jo i vogël sportiv, i Kosovës së lodhur e të kërcnuar nga copëtimi i Serbisë.

Lajmin me ngjyrime të tilla politike e me emocione plot, do ta mirëkuptoja, atëherë dhe vetëm atëherë, kur do të ndodhë bashkimi i kombit shqiptar në një sistem politik e në një udhëheqje politike. Pikë!

Mos e partiakëzoni sportin ashtu siq e keni partiakëzuar ushtrinë, policinë, ekonominë e gjyqësinë!
Mos të krenohemi me "prodhimet e haja"! Shqiptarët e mëdhenjë të futbollit i krijoj bota tjetër, shoqëria tjetër; Politika tjetër. Ata janë prodhim i shoqërisë zvicërane, i shoqërisë gjermane, angleze, belge, franceze, janë prodhim i shoqërisë italiane, norvegjeze e, jo i shoqërisë sonë; Jo i politikave tona!
Ska përse krekoset politika e poshtër dhe johumane e Prishtinës, e as e Tiranës. Këto dy qendra krmi po prodhojnë ikje masive të rinisë, ketu nuk shërohen sëmundjet e fëmijëve, këtua ka kancer të pashërueshëm, këtu po marshon analfabetizmi e papunësia kolektive...
Të dashur lexues,
Nuk ka sport e as kulturë atje ku ministri është mafioz. Nuk ka vlera atje ku deputeti është kriminel. Nuk ka sport aty ku ka varfëri.
Mos u mburrni me veprat e shoqërive tjera. Mos krijoni lajme nga përallat e pushtetit!
Urime Kosovë pranimi në EUFA!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.