Shefi i CIA-s kundër publikimit të 28 faqeve të Raportit për 11 shtatorin

Postuar në 02 Maj, 2016 10:37

28 faqe nga raporti i klasifikuar i Komisionit për ngjarjet e 11 shtatorit, po i sjell SHBA-së rrezikun e krijimit të një armiku të ri në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite ka bërë të ditur edhe më herët se çdo publikim, nga i cili pritet të zbardhet roli i saj në goditjen e Kullave Binjake. Por disa kongresmenë dhe ish-kongresmenë kanë kërkuar që raporti t’i jepet publikut amerikan, që e konsideron ngjarjen si një ndër më të rëndat në historinë e vet. Lidhur me këtë diskutim, shefi i CIA-s, agjencisë amerikane inteligjente, John Brenan, deklaroi në një intervistë për NBC Neës, të dielën sei publikimi i raportit do të ishte gabim. “Mendoj se ka një kombinim gjërash që janë të sakta dhe të pasakta në raport. Mendoj se Komisioni ...doli me një gjykim mjaft të qartë se nuk ka prova që qeveria saudite si një institucion, apo zyrtarë sauditë apo individë kanë siguruar mbështetje financiare për Al Qaedan”, tha Brenan. Sipas tij 28 faqet në fjalë do të hapnin probleme, pasi do të jepnin ushqim për ata që duan të përfshijnë Riadin si aktor në sulmet e 11 shattorit. Sipas kërkuesve, pra kongresmenëve, ato sqarojnë se dy shtetas sauditë që qëndronin pas sulmeve, morën mbështetje nga Riadi ndërkohë që ndodheshin në SHBA.

http://www.presstv.com/Detail/2016/05/01/463502/CIA-911-Saudi-Arabia/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.