Irani flet për potencialin e një lufte botërore. SHBA vë në pikëpyetje sovranitetin e Sirisë

Postuar në 29 Prill, 2016 16:55

Siria vijon të mbetet një nga pikat kryesore të tensionit në botë, ku edhe mosmarrëveshja mes dy fuqive kryesore, SHBA-së dhe Rusisë është më serioze. Një ditë më parë, media iraniane “PressTv” raportonte se në konferencën për Sigurinë Ndërkombëtare, zhvilluar në Moskë, ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Hossein Dehqan, deklaroi se politika me dy standarde që ndjek SHBA, rrezikon një luftë të re botërore. “Për ruajtjen e interesave të veta, Washingtoni po vë në punë standarde të dyfishta apo të shumëfishta për çështjet kryesore që janë burim i prishjes së stabilitetit dhe sigurisë. SHBA përdorin konflikte të sponsorizuara...dhe në shohim një përsëritje të situatave që ka potencialin e një lufte botërore”, tha Dehqan(http://presstv.com/Detail/2016/04/27/462848/Iran-US-Dehqan-MCIS-Russia-Moscoë/).

Ky qëndrim që është zyrta i Teheranit zbulon se Irani nuk e kushtëzon marrëveshjen bërthamore me SHBA-në me politikën e vet në rajon, ku aktualisht ka pozita shumë të forta. Siria, por edhe Iraku dhe Libia, janë tri pika tensioni, rezultati final i të cilave do të përcaktojë ekuilbrin e forcës për një periudhë afatmesme.

Për Sirinë, duket se SHBA luan pa një hapësirë manovre, pasi ndërkohë që ndërhyrja ruse ka sjellë situatën në terren në favor të Assadit, ky i fundit është fare i papranueshëm nga Ëashingtoni. Sot ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, akuzoi hapur SHBA-të se trupat amerikane po përdoren për të rrëzuar presidentin sirian. “I kam thënë partnerëve amerikanë disa herë se ky është një gabim i madh. Njësoj si në rastin e Irakut kur morën aprovimin e qeverisë irakene, edhe tani, ata duhet të merrnin aprovimin e Damaskut apo të vinin në Këshillin e Sigurimit”, deklaroi Lavrov për gazetën suedeze “Dagens Nyheter”(http://www.presstv.com/Detail/2016/04/29/463065/Russia-Syria-USled-coali...).  Sipas tij, fakti se trupat amerikane po hyjnë në Siri pa miratimin e qeverisë së Assad, dëshmon se Washingtoni nuk e njeh si legjitim presidentin sirian, por edhe sepse ky akt, i jep liri SHBA-së të përdorë trupat kundër ushtrisë siriane.

Ky zhvillim i ri e ndërlikon shumë situatën, pasi ai pason një kërkesë ruse për të futur në listën e zezë grupet ushtarake që po luftojnë aktualisht në Siri, çka është hedhur poshtë. Mediat ruse i bëjnë jehonë faktit se SHBA po mbështet frontin Al Nusra, si shpresë kryesore në mbajtjen të angazhuar në terren të ushtrisë siriane të Assadit, e cila po rimerr territorin në kontroll. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.