Ekonomia në krizë likuiditeti, thellohen borxhet në disa sektorë

Postuar në 30 Prill, 2016 10:44

Ekonomia e vendit është përfshirë nga një valë e shtuar borxhesh këtë fillimvit, e nxitur nga kriza e sektorit të industrisë, e cila po vuan çmimet e ulëta të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe klimën jo fort të përshtatshme të ambientit të brendshëm të biznesit.

Zinxhiri i borxheve në industrinë minerare ka arritur në 1 miliard dollarë, teksa kompanitë e sektorit po falimentojnë, nga ana tjetër bankat rrezikojnë të përballen me një valë të re kredish të këqija. Të gjithë kompanitë në sektorin e industrisë aktualisht janë duke punuar nën kosto. Burimet në Ministrinë e Energjetikës, pohojnë se 1 ton mineral nga kromi po shitet 20 dollarë më lirë se bursa.

Në fund të tremujorit të parë të 2016, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës. Nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrolit, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve.

Në Albpetrol eri më tani janë akumuluar mbi 60 milionë euro detyrime, nga të cilat 50 milionë euro i ka kompania e përpunimit të naftës ARMO, 10 milionë euro janë detyrime të trashëguara nga Transatlantik Petrolium te blerësi i ri GBC OIL.

Kompania e prodhimit dhe përpunimit të hekurit, një nga bizneset më të mëdha në vend, pak ditë parë shpalli ristrukturim nëpërmjet falimentit. Kompania e dytë më e madhe eksportuese në vend, la pas të paktën 375 milionë dollarë borxhe (300 milionë euro), gjyma e të cilave janë ndaj bankave dhe pjesa tjetër ndaj palëve të treta.

Mungesa e korrektësisë për të shlyer faturat në afat ka kapur edhe qeverinë, e cila në fund të vitit që shkoi nuk ka arritur të shmangë krijimin rishtas të detyrimeve të prapambetura. Më 2015, qeveria akumuloi detyrime të prapambetura në vlerën e 1.4 miliardë lekëve (10 milionë euro) nga të cilat 950 milionë lekë u përkasin kompanive të rrugëve raporton Monitor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.