Një kullë që ka prishur qetësinë. U nis për dëgjesë publike, u bitis në monolog

Postuar në 29 Prill, 2016 15:48

Sot është zhvilluar një dëgjesë publike për “Arenën Kombëtare”, siç quhet ndryshe stadiumi që do të ndërtohet aty ku aktualisht është “Qemal Stafa”. U quajt dëgjesë publike, por në fakt nuk rezultoi e tillë, pasi disa njerëz të angazhuar publikisht nuk u lejuan të hyjnë. Fatos Lubonja e cilësoi ndalimin nga rojet si të turpshëm dhe shenjë se pas fjalës së bukur partneritet publik privat, fshihet shumëçka. Vetë kryeministri Edi Rama doli për të mbrojtur kullën e stadiumit, për të cilën ka shumë debat. “Stadiumet me kullë nuk janë shpikje e kësaj kohe dhe nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Do të isha i lumtur sikur të bënim ne të parën kullë, pavarësisht gjithë baltës dhe keqkuptimeve. Por nuk është e para. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në vitet e para të shekullit të kaluar. Mjafton të shohësh “Olimpia Stadion”, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, plot e plot stadiume të gjeneratës së fundit që kanë kullën si element. Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe studioja si elementi ikonik i projektit të stadiumit të ri që reflekton qoftë kulturalisht raportin e arkitektit me traditën në tërësi dhe me ansamblin në fjalë në veçanti dhe i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të veten”, u shpreh ai. Dhe sa për financimin, Edi Rama, pati këtë shpjegim: “Stadiumi sot vlerësohet 50 mln euro dhe punimet me siguri mund të kërkojnë edhe financim shtesë. Nga kush i prisni ju që të ndërtojë stadiumin?! Nga qeveria?! Buxheti?! Asnjëherë! E pamundur! Nga federata? E pamundur. E vetmja mundësi është ajo që i drejtohen qeveri shumë më të pasura se e jona, partneriteti publik privat”, u shpreh Rama.

Një dëgjesë nga e cila u mor vesh se kryeministri është palë e interesuar në një kullë, se do ta mbrojë atë personalisht, se ai ka humbur qetësinë sa kohë nuk lejon njerëz të marrin pjesë në diskutim dhe se në fund, e gjitha kjo, nuk është sjellje e një kryeministri.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Rama sot beri monodialog me medemek te ftuar pa te drejte kundershtie.
Dhe i eci.
Te tjere, si Lubonja, Bushati, Rakipi, Bojaxhi, etj, si pordhembedhenj qe jane, vajten me vonese per t'ja dhjere emper t'i prishur takimin Edi Rames, por AI, ishte me shkerdhate se keta pordhembedhenjte, i futi shulin deres, dhe i la perjashta.
Tani, keta zoterinjte qe mbeten perjashta, jane ne te drejten e tyre, te pjerdhin e te pjerdhin sa te duan, se mbase u ben mire dhe lirohen.

Submitted by POR Dha KULLE (not verified) on

Bravo, per pordha dhe per pordhemedhenj behej degjesa publike ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.