Nektari 6 miliardë i Bletës (më) Punëtore

Postuar në 29 Prill, 2016 14:20

"Bleta Punëtore" e vitit 2015, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, po thyen rekorde në shifrat për të cilat akuzohet. Enti që ai drejton është kthyer në një makth të vërtetë për shumë qytetarë pas faturimeve që nuk “mund të shkulen më nga sistemi”, apo edhe mbifaturimeve për të cilat ka edhe protesta si ato në Lezhë. Por të bësh shtet, duhet dorë e fortë dhe Çela është një nga këta pse u bie fort atyre që nuk kanë mbrojtje. Siç ka ai. Cili është rekordi i fundit i "Bletës Punëtore", i cili mund të kthehet shumë shpejt në “një drejtor që na nxjerr bojën”, nëse ka mbetur akoma bojë kuptohet? Rekordi i matësave për të cilët siç dekaroi sot PD-ja zotëria ka bërë zullum të madh. “7 miliardë lekë ka dhënë kreu i kësaj bande, që foli dhe sot për suksese imagjinare, për vendosjen e 50 mijë matësave. Sipas tregut, vendosja e një matësi një fazor kushton 10 mijë lekë. Ndërsa vendosja e një matësi trefazor kushton 20 mijë lekë. Pra në rastin e shpenzimit maksimal, instalimi i matësave do të shkonte 1 miliardë lekë, per 50 mijë matësa, sipas kostos së tregut. Por Çela i Ramës, ka dhënë 7 miliardë lekë. Ku shkojnë 6 miliardë lekë? Ku shkojnë 6 miliardë që u merren shqiptarëve, të pamundurve çdo muaj, ku askush nuk dëgjon për ankesat dhe askush nuk i pret abonentët për sqarime. Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur vendosjen e këtyre matësave po e bëjnë punonjësit e OSHEE. Punonjës që paguhen me taksat tona, ndërkohë që paratë i merr klienti i Edi Ramës që ka fituar tenderin. Pra fitimi i tij rritet edhe më shumë. Hisja që ndajnë oligarkët zmadhohet edhe më tepër”, tha zëdhënësja e PD-së, Zhupa. Në stilin e varfër të Çelës dhe oshesë së tij, mund të pritet ndonjë përgjigje e zvjerdhur e tipit: “Reformuam, partia e baltës” etj.. Gjithnjë pa zënë në gojë ato miliardat për të cilat vështirë të shpresphet se dikur do të dalin për trajtim para drejtësisë. Vetëm nëse drejtësia do të zhvendoset në rrugë, aty ku edhe është shpresa e fundit që ka mbetur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.