Ligj për të penguar fluksin e të varfërve nga Europa

Postuar në 29 Prill, 2016 10:32

Qeveria gjermane ka për qëllim të reduktojë në mënyrë drastike qasjen në përfitimet e mirëqenies sociale për emigrantët nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian,  duke sinkronizuar hapat me Britaninë. Drafti, i cili është kritikuar me forcë nga opozita parashikon që emigrantët evropianë në Gjermani të cilët janë të papunë nuk mund të marrin ndihmë sociale nëse ata nuk kanë pesë vjet qëndrimi të ligjshëm në vend.

Ata së shpejti do të përjashtohen nga përfitimet sociale megjithatë do të ketë të drejtë të marrin një ndihmë kalimtare për katër javë, për të mbuluar nevojat e tyre themelore të tilla si tregun e ushqimeve, sigurimin e kujdesit mjekësor apo strehimin. Ligji parashikon edhe mundësinë e dhënies së kredive për të mbuluar kostot e kthimit të emigrantëve në vendlindjen e tyre.

Në bazë të juridiksionit aktual emigrantët europianë kanë të drejtë për marrjen e ndihmave sociale pas një qëndrimi gjashtëmujor në Gjermani, pavarësisht nëse dikush ka punuar ose jo në këtë vend. “Ligji i planifikuar nuk do të thotë ndryshim i status-quosë, por bëhet fjalë për të krijuar një praktikë ligjore të re, solide nga ana ligjore dhe që pengon fluksin e të varfërve të BE-së në sistemet sociale- u shpreh ministrja e Punës, Andrea Nahles.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ky asht nji ligje qe ata qe punojne dhe kontribuojne me taksat e veta mos te paguejn per ata qe nuk punojne = "Ndal qylit"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.