Kur emigronin europianët. Një libër për ikjen e 55 milionë njerëzve

Postuar në 29 Prill, 2016 21:18

Disa qindra mijëra sirianë që u detyruan nga politikat perëndimore të lënë shtëpitë e të bredhin rrugëve të Europës në kërkim të një strehe, janë bërë lajmi i ditës në Perëndim. Nga emergjenca civile, te vështirësitë ekonomike të krizës, e deri te kërcënimi për qytetërimin perëndimor, sirianët janë kthyer në materie për çdo lloj propagande, gjithnjë me kushtin e një amnezie dhe pse jo mohimi të historisë së afërt europiane.

Një libër i fundit i Tara Zahra, profesore në Universitetin e Çikagos, titulluar: “Ikja e madhe: Emigrimi masiv nga Europa Lindore dhe krijimi i Botës së Lirë”, hedh dritë mbi faktin se Amerika, ëndrra dhe shpresa e një bote, u krijua nga emigrantët. Në një intervistë për “National Geographic” Zahra flet për këtë dukuri historike e cila konsiderohet si një nga emigrimet më të mëdha në historinë e njeriut që çoi në largimin e 55 milionë njerëzve nga Europa në ShBA dhe në Amerikën Latine mes viteve 1846 deri në vitin 1840. Shtete si Austria apo Çekia morën madje masa propagandistike dhe ndëshkuese për “ethen amerikane”, ndonëse një pjesëe të ikurve u kthyen sërish të zhgënjyer.

Mes viteve 1880-1940 vetëm Austria humbi 7-8% të popullsisë, që iknin nga zona të mbipopulluara. Një kohë shumë e largët kjo po të shohim sot Austrinë e zhvilluar dhe në mirëqenie. Sa për paralelet me kohën e sotme, Zahra e krahason atë që ndodh në kufirin greko-maqedonas, me atë që ndodhi po aty në vitet 1938-1939 kur hebrejtë kërkonin të largoheshin.

Pas këtij komuniteti qëndron një urrejtje e madhe historike, e cila sot tingëllon si përvojë e vlefshme kur një prej kandidatëve amerikanë në garën presidenciale, Donald Trump, i cilëson meksikanët përdhunues dhe kërkon ndërtimin e një muri. Në Rusinë cariste shteti madje i sponsorizinte emigrimin e hebrejve, çka na kujton atë sponsorizim të largimit të sirianëve, apo libianëve dhe komuniteteve të tjera. Çfarë ka ndryshuar është sjellja e Perëndimit që një përvojë të vetëm nuk pranon ta shohë si pasuri për të menaxhuar një krizë shumë më minore sesa ajo e ikjes së europianëve.

http://news.nationalgeographic.com/2016/04/160424-refugee-migration-immi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.