Veliaj si stuntman i kryeministrit në Bashkinë e Tiranës. Asnjë përgjigje për kërkesat për informacion për punët publike

Postuar në 27 Prill, 2016 15:54

7 punë në 7 ditë. Ndryshimi, rilindja, konsultimi, bashkë me qytetarët, pedonale, gjelbërimi. Këto fjalë që bëjnë pjesë në “PS-Cloud” të ulur këmbëkryq në Bashkinë e Tiranës i kemi dëgjuar prej muajsh tashmë. Artikulues i tyre është Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, i cili është aty si zëdhënës i Edi Ramës, literalisht i tillë, por edhe në rolin e një imituesi perfekt, jo pse adhuron shefin, por ndoshta sepse modeli i shefit të sukesesshëm në Bashki duhet mbajtur gjallë, si kundërpeshë ndaj katastrofës në qeverisjen qendrore. Veliaj pra vlen këtu si një lloj stuntman në politikë, duke rrezikuar thuajse asgjë: sa vlen po u dogj Erjon Veliaj? Asgjë, zero. Hiç.

Mirëpo ky performim bashkon marketingun e “punëve që një ditë do të mbarojnë” me shkeljet e ligjit që u paraprijnë atyre. Kjo nëse i besojmë Partisë Demokratike, e cila përmes këshilltarëve të vet në Bashki, ka kërkuar disa informacione nga zyra e Veliajt dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kujtojmë se dhënia e informacionit është detyrim ligjor dhe jo dëshirë e titullarit. Në një dalje për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të këshilltarëve të PD-së në Bashki, Leonrad Olli, deklaroi se: “Sot jemi përpara një realiteti absurd, sepse jemi detyruar t’i drejtohemi Gjykatës në mënyrë që Bashkia Tiranë dhe kryetari i saj të marrin mundimin dhe të informojnë këshilltarët bashkiakë për atë çka ndodh sot në Bashkinë e Tiranës”. Pra Veliaj nuk pranon të informojë këshilltarët bashkiakë për punët publike ku përfshihet bashkia. Mos vallë ka frikë se informacionin që ai jep i ndryshojnë përmbajtjen e mandej ia paraqesin PD-së me firmë të falsifikuar? Pse të përjashtohet një gjë e tillë kur dimë që akuza për falsifikim firme është reale në një institucion si Bashkia e Tiranës. Për të lënë mënjanë arsyet e Veliajt, po sjellim këtu në vëmendje çshtjet për të cilat këshilltarët e PD-së kanë kërkuar informacion dhe nuk u është dhënë:

“1. Nisma "Adopto një çerdhe":

1.1 Cila është procedura e ndjekur për zbatimin e nismës "adopto një çerdhe" baza ligjore

mbi të cilën është mbështetur kjo procedurë si dhe akti administrativ përkatës

(idokumentacioni përkatës)',

1.2 Cila është vlera e kësaj nisme dhe cilët janë subjektet që kanë përballuar shpenzimet e

nevojshme për realizimin e sa më sipër? {dokumentacioni përkatës).

1.3 Cila është marrëdhënia juridike e krijuar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe subjekteve

private, të cilët kanë përballuar shpenzimet në kuadër të sa më sipër? (dokumentacioni

përkatës).

1.4 Cilat janë të drejtat dhe detyrimet (financiare dhe jo-financiare) e Bashkisë Tiranë dhe

subjekteve private që rrjedhin nga marrëdhënia juridike ndërmjet tyre, lidhur me sa më

sipër (dokumentacioni përkatës)

2. Rehabilitimi i sheshit "Italia" dhe ndërtimin e parkingut në të;

2.1 Cila është procedura e ndjekur për zbatimin projektit si më sipër, baza ligjore mbi të

cilën është mbështetur kjo procedurë si dhe akti administrativ përkatës (dokumentacioni

përkates).

2.2 Cila është viera e sa më sipër dhe cili subjekt ka perballuar shpenzimet e nevojshme për

realizimin e sa më sipër? (dokumentacioni perkates).

2.3 Cila është marrëdhënia juridike (kontratë/marrëveshje/etj.) me Bashkinë Tiranë, që

rregullon këto shpenzime? (dokumentacioni perkates).

3. Punimet/ndërhyrjet e kryera në rrugën e njohur me emërtimin "Dritan Hoxha".

3.1 Cila është procedura e ndjekur për sa më sipër, baza ligjore mbi të cilën është mbështetur

kjo procedurë si dhe akti administrativ përkatës (dokumentacioniperkates).

3.2 Cila është vlera e punimeve/ndërhyrjeve dhe cili subjekt ka përballuar shpenzimet e

nevojshme për realizimin e sa më sipër? (dokumentacioniperkates).

3.3 Cila është marrëdhënia juridike e krijuar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe subjekteve

private, të cilët kanë realizuar kryerjen e punimeve, si më sipër treguar? (dokumentacioni

përkatës).

3.4 Cilat janë të drejtat dhe detyrimet (financiare dhe jo-financiare) e Bashkisë Tirane dhe

subjekteve prívate që rrjedhin nga marrëdhënia juridike ndërmjet tyre (dokumentacioni

përkatës).

4. Festimet e organizuara nga Bashkia Tiranë për festat e 28-29 Nëntorit.

4.1 Cila është procedura e ndjekur për realizimin e festimeve, si më sipër, baza ligjore mbi të

cilën është mbështetur kjo procedurë si dhe akti administrativ përkatës (dokumentacioni

përkatës).

4.2 Cila eshtë vlera e tyre dhe cili subjekt ka përballuar shpenzimet e nevojshme për

realizimin e sa më sipër? (dokumentacioni përkatës).

44.3 Nëse shpenzimet e përmendura në pikën 4.2, janë përballuar nga subjekte private, cila

është marrëdhënia juridike (kontratë/marreveshje/etj.) me Bashkinë Tiranë, që rregullon

këto shpenzime? (dokumentacioni përkatës).

4.4 Cilat janë të drejtat dhe detyrimet (financiare dhe jo-financiare) e Bashkisë Tiranë dhe

subjekteve prívate që rrjedhin nga marrëdhënia juridike ndërmjet tyre (dokumentacioni

përkatës)”.

Pyetje ka shtruar PD-ja dhe kërkesa për informacion edhe për largimet nga puna, emërimet, ndryshimin e sheshit “Italia”, kthimin e tij në parkim, kthmin në pedonale të sheshit “Nënë Tereza”, për masterplanin e plantit rregullues të Liqenit Artificial, lëvizjet e komunitetit rom etj.. Pyetje që stundtmani i kryeministrit në Bashki, ka detyrimin t’u përgjigjet, sepse kështu e kërkon ligji. Modeli i ndjekur nga shefi i tij me punimet në Kryeministri që i shpalli si “dhuratë nga miq” nuk duhet menduar si shumë i dobishëm dhe as për t’u patur zili. Katër vite ikin shpejt, shumë shpejt. Me siguri që Veliajt do t’ja gjejnë një vend tjetër se fundja kështu e ka kjo punë. Por për një njeri që akuzohet për fallsifikim firme, me siguri që edhe telashet nuk kanë për ta lënë rehat. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.