Studimi/Pse disa kafshë mbijetuan, e madje u shtuan në zonën radioaktive të Çernobilit...

Postuar në 27 Prill, 2016 16:41

Mbijetesa dhe shumimi i kafshëve në epiqendrën e e rrjedhjes radioaktive në Çernobil ka shkaktuar jo pak habi. Nëse rrezatimi radioaktiv presupozohet kaq vdekjeprurës, madje duke e ruajtur aftësinë për të shkatërruar edhe në një kohë të gjatë, si ka mundësi që kafshët në Çernobil jetojnë e madje mbipopullojnë zonën e braktisur nga njerëzit? Një studim i fundit i publikuar në “Oxford Jorunal of Heredity” me autorë Timothy A.Mousseau dhe Anders P. Møller, që kanë punuar me kolegë rusë dhe ukrainas,  jep një përgjigje. Ndonëse ka një model të përgjithshëm sipas të cilit një numër i madh kafshësh vdes në marrëdhënie me kontaiminimin, sërish, shumëllojshmëria e specieve është e tillë që krijon përgjigje të ndryshme ndaj radiacionit.  Rezultatet e studimit janë kontroversiale, pasi u verifikua se nëse radiacioni provokon mutacione domethënëse mes disa specieve, ai nuk e prek shëndetin e të gjithë popullsisë. Kështu sipas ekspertëve në fjalë, zogjtë dhe kafshët i përgjigjen niveleve të ulëta të radiacionit në mënyra shumë të ndryshme, ku disa kanë pësuar ulje të numrit, kurse disa të tjerë rritje. Reagimi mund të shpjegohet me ndryshimet në historikun e jetës së specieve, fiziologjinë dhe sjelljen e tyre. P.sh zogjtë, si migrantë të mëdhenj, kishin një përgjigje shumë negative ndaj radiacionit , ndërkohë që në finale, u provua, se ato kafshë, trupi i të cilave kishte mësuar disi të prodhonte më shumë antioksidantë, mund të adaptoheshin më mirë në zonën kryesore të rrjedhjes radioaktive dhe kanë vuajtur pak nga pasojat e radioaktivitetit.  

 

http://jhered.oxfordjournals.org/content/105/5/704.full.pdf+html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.