Rama vlerëson trimërinë e Konit dhe Kules

Postuar në 27 Prill, 2016 13:27

Kryeministri vlerësoi pozitivisht zgjedhjet në universitete, edhe pse në  proces u implikuan emra të botës së krimit. Në një takim me rektorët e zgjedhur të universiteteve, kreu i qeverisë vlerësoi atmosferën gjatë zgjedhjeve ku sipas tij të gjithë ata që ishin konkurrentë në garë perceptuan pa ngarkesa dhe pa presione të jashtme mesazhet, qëllimet, objektivat dhe idetë e të gjithë konkurrentëve.“Dua t’ju përgëzoj po ashtu për faktin që i dhatë një ton pozitiv një fushate që këtë herë, besoj edhe për shkak se ne vendosmërisht qëndruam të pa përfshirë në proces dhe bëmë çmos për të mbajtur larg çdo ndikim partiak apo politik mbi procesin, - u karakterizua nga një pozitivitet përgjithësisht.”-theksoi Rama. Kreu i qeverisë pati edhe një mesazh falenderimi për dy akademikët që u kërcënuar, ishrektorin Dhori Kule dhe rektorin e zgjedhur, Mynyr Koni. “Më lejoni që duke përmendur incidentin famëkeq t’i shpreh respekt, qoftë rektorit të sapo zgjedhur, qoftë dekanit. Të dyve që nuk u tërhoqën përballë një presioni kriminal tërësisht të papranueshëm, jo për botën universitare, por për jetën shoqërore në tërësi, e dhanë një mesazh shumë kuptimplotë me vendosmërinë e tyre për të vazhduar qetësisht një garë, të cilës të gjithë ju i dhatë dinjitet”-shtoi më tej kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.