Ish-ministri grek zbardh negociatat me Rusinë kundër projektit TAP dhe ndikimit amerikan në Ballkan

Postuar në 27 Prill, 2016 10:20

Revista greke “Proneës” i ka dedikuar një artikull ndikimit të gazsjellësve në marrëdhëniet gjeostrategjike mes Greqisë dhe Rusisë, duke analizuar në veçanti ndikimin që pati gazsjellësi TAP në marrëdhëniet greko-ruse.

Në të shkruhet sesi Lafazanis, ish-ministër i Energjisë në qeverinë Syriza të Aleksis Cipras pati ndikuar gjatë periudhës janar – korrik të vitit të kaluar për të kultivuar një marrëdhënie më të ngushtë strategjike me Rusinë, duke synuar redukimin e “tepruar” të SHBA-së dhe BE-së në politikën greke. Një marrëveshje për të nxitur ndërtimin e tubacionit Greek Stream (vazhdimi i projektit tashmë të ngrirë Turkish Stream që parashikohej të kalonte në territorin greke). Me anë të një marrëveshjeje Greqia do të kishte pasur përfitime të rëndësishme dhe të menjëhershme pa asnjë kosto, por ajo nuk mundi të zbatohej.

Në një intervistë për kryerdaktorin e revistës Koutras, ish-ministri Lafazanis thotë se  ishte presioni i SHBA-së më konkretisht ai i Sekretares së Shtetit Nuland dhe të dërguarit të posaçëm për Energjinë Hochstein, që ndikuan në tërheqjen e Greqisë nga ky projekt. Nga ana e saj Rusia i bënte presion Greqisë, duke i premtuar se do të siguronte ndihma financiare për të. Ishte pikërisht kjo që e vuri Greqinë në pozita të vështira për të negociuar borxhet.

Proneës, hedh dyshime  se qeveria e krijuar nga Karamalis, ish- lideri i partisë Demokracia e Re u “rrëzua” pikërisht për shkak të mbështetjes që ky i fundit i kishte dhënë projekteve energjetike ruse, ndërsa aludohet se Uashingtoni është akuzuar edhe për kërcënim ndaj familjes Karamanlis.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.