Zbulohet dorëshkrimi/Avicena ka vëzhguar një Supernova në vitin 1006

Postuar në 24 Prill, 2016 23:39

Disa shkencëtarë gjermanë kanë zbuluar një dorëshkrim të dijetarit të mirënjohur pers, Ibn Sina, njohur në latinisht si Avicena, në të cilën përshkruhet vëzhgimi i një Supernove. Supernova është shpërthimi i një ylli në fund të jetës së tij.

Shpërthimi, apo ajo që mund të dukej prej tij, është kapur prej Avicenës në vitin 1006 dhe sipas shkencëtarëve dorëshkrimi ku shtjellohet vëzhgimi, është shkruar kur Avicena ka qenë në Iran, Trukmenistan apo Uzbekistan. “Objekti është pa bisht”, shkruan Ibn Sina, që e dallon atë nga objekte të tjera qiellore si kometat që paraqiten për syrin e lirë si objekte me bisht. “Në fillim ishte diçka si errët në të gjelbër, pastaj nisi të lëshonte thërrmija dhe u bë më i bardhë”, thuhet në tekst. Vëzhgimi i tij i bashkohet vëzhgimeve të tjera për supernovën e vitit 1006 ardhur nga Jemeni, Kina, Maroku apo edhe Japonia. Po kështu shkencëtarët kanë siguruar të dhëna për vëzhgimet e supernovave në vitet 1054, 1181, 1572 dhe 1064. 

 

https://arxiv.org/abs/1604.03798

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.