Qentë pa maska mbrojtëse, ligji ekziston dhe atë nuk e zbaton as Ministria e Bujqësisë dhe as Bashkia

Postuar në 26 Prill, 2016 16:14

Para disa ditësh një qytetar shtiu me armë mbi një qen që i kishte kafshuar një të afërm. Që këtej doli në sipërfaqe shqetësimi i kafshëve që lëvizin pa maska mbrojtëse në Tiranë sidomos, me të zotët që u rendin nga pas të lumtur, pa pyetur për fëmijë apo njerëz të tjerë që detyrohen të ruhen. Dhe kjo lloj sjelljeje do të sillte patjetër një ngjarje të tillë, njësoj si mund të sjellë në të ardhmen, për sa kohë që dikush mund të shohë fëmijën që ia kafshon një qen që mbahet lëshuar. Mirëpo në Shqipëri ka një ligj që e rregullon këtë punë.  “Bazuar në nenin 73 të Ligjit për Shërbimet Veterinare në Republikën e Shqipërisë, i vitit 2011, pronarët e afshëve agresive e kanë detyrim, të sigurojnë që ata të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose kafshët e tjera, duke zbatuar detyrimin e vendosjes së maskës mbrojtëse në gojë, kur i nxjerrin shëtitje. Megjithatë, në kryeqytet askush nuk e zbaton këtë ligj. Qytetarët janë indiferentë. Por po ashtu edhe institucionet.  Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Bujqësise janë dy institucionet përgjegjesë, për të monitoruar këtë situatë, por ato ja hedhin përgjegjësinë njëra – tjetrës”, raporton “Tv Klan”.  Pra paska një debat mes Edmond Panaritit dhe Erjon Veliajt për këtë punë(në Tiranë), e që nuk po i japin drejtim. Duke e lënë Panaritin se është i zënë me ecurinë e perimeve dhe miellit që hyn nga Kosova, mund të kujtojmë këtu famozin Veliaj. I cili dikur donte të mbyllte lokalet në bllok, pra pjesën në rrugë, sepse siç na tha atëherë “ka shumë ngacmime ndaj femrave”. Pa harruar gjuetinë pasionante të këtij ndaj atyre që urinonin në kryeqytet.

Gjithsesi ligji është, prandaj po qe se sulmoheni adresa e gykatës është një mundësi, qoftë ndaj të zotëve, qoftë ndaj këtyre të dyve më sipër.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.