Një botë policore – 3.5 miliardë dollarë më shumë në tregun e pajisjeve të kontrollit të protestave

Postuar në 26 Prill, 2016 14:27

Po shkohet drejt një bote politike me natyrë përherë e më shumë policore. Aparati represiv i shteteve kryesore po njeh financime të mëdha, tashmë jo vetëm në përmbushje të objektivave ushtarakë, apo të Politikës së Jashtme, por edhe në funksion të përmbajtjes, kontrollit dhe dominimit të tensioneve sociale që sa vijnë e bëhen problematike. Një raport i realizuar nga “sandlerresearch.org” jep disa vlerësime për atë që quhet Tregu i Sistemit të Kontrollit të Protestës Globale, që për periudhën 2016-2020, mendohet të rritet me 5.3%. Në shifra absolute do të thotë se financimi në këtë periudhë për blerjen e pajisjeve policore, përfshirë armë vdekjepurëse, arrin në 3.5 miliardë dollarë. “Vende si SHBA, Irani, Egjipti, Rusia, Kina dhe Tajlanda kanë nisur prokurimin e pajisjeve për kontrollin e protestave dhe po investojnë shumë në blerjen e armëve jovdekjeprurëse”, thuhet në raport. Dokumenti  shton se ka një kërkesë në rritje në nivel botëror për Pajisjet e Telekomanduara Ajrore çka shpreh kalimin në adoptimin e politikave të forta për ruajtjen e rendit dhe në sofistikimin e forcave policore,  duke shtuar perceptimin se bota po infektohet nga një pandemi kaosi. 

http://www.newsmaker.com.au/news/49936/riot-control-system-market-to-gro...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.