Nga do të shkojë Serbia, me SHBA, apo me Rusinë?

Postuar në 26 Prill, 2016 18:54

Fitorja e Alexander Vuçiç në zgjedhjet e fundit parlamentare ka vënë në lëvizje Rusinë e cila e shikon vendin ballkanik si shpresën e një kufiri gjeopolitik mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo është një ide që gjen përkrahje të gjerë përderisa për të ka folur edhe kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve të Rusisë, Vitaly Likhachev, i cili ndodhet në një vizitë pune në Beograd. “Na duhet një qasje e re ndaj Serbisë, duke mbajtur parasysh çfarë po ndodh në Malin e Zi fqinj dhe qëllimin e Amerikës për ta ndarë Serbinë nga Rusia për ta hedhur nën ndikimin ushtarak, politik dhe ekonomik të BE-së”, tha Likhachev për agjencinë ruse “Tass”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=04&dd=26&nav_id=97815).  Kjo është një ide për të cilën në Moskë duket se janë të përgatitur duke nënkuptuar se “neutraliteti” i Serbisë, që po luan duke shkelur syrin në të dy krahët, jo vetëm që nuk miratohet, por as edhe është i mundur. Ditën e zgjedhjeve, agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik” i jepte një vend shumë të gjerë një shkrimi të reviztës ruse “Expert”, në të cilën një autor, Sergei Belous, shkruante se “herët apo vonë Serbia do të bëhet qendër e një vije gjeopolitike mes NATO-s dhe Rusisë”. “Do të vijë një moment kur loja e liderëve serbë do të bëhet e pamundur dhe ata do të duhet të zgjedhin mes NATO-s dhe Rusisë”, vijon Belorus. Sipas tij, ka një seri marrëveshjesh, të cilat vlerësohen edhe në Serbi si një “hyrje e NATO-s në Serbi, përpara se Serbia të hyjë në NATO”, gjithnjë me idenë se Beogradi mbetet një pikë kritike në përballjet mes Perëndimit dhe Rusisë(http://sputniknews.com/politics/20160424/1038532643/serbia-nato-russia-a...). Këtu qëndron edhe pesha reale e fqinjit tonë verior, që Kosovën e ka përveçse interes ekonomik e politik, edhe levë për të luajtur në marrëdhënie me të tretë. Zgjedhjet konfirmojnë Vuçiç, i cili mban sytë nga Perëndimi, por ka firmosur marrëveshje jo të parëndësishme me Rusinë, ndërkohë që ai nuk mund të shpërfillë as sondazhet e fundit që flasin për një sentiment të serbëve në raport me Rusinë. Sot kjo situatë përjetohet si avantazh për Serbinë, por të qenit kufi, nuk është asnjëherë mirë në një plan afatmesëm apo afatgjatë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.