Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e përgjithshme serbe

Postuar në 25 Prill, 2016 00:17

Alexander Vuçic duket se është rikonfirmuar fitues në zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar dje në Serbi. Projeksionet e rezultateve të para flasin për një fitore me 50% të votave nga Partia Progresive e Vuçiç, raporton BBC-ja. Socialistët renditen të dytët me 13%, ndërsa Partia Radikale e ultranacionalistëve që kërkojnë lidhje të forta me Rusinë, morën 7% dhe janë në vend të tretë. Kjo i jep Vojisllav Seselj mundësinë për t’u rikthyer në Parlament si deputet.  Vuçic, që mban aktualisht detyrën e kryeministrit, ka deklaruar se nuk do të kërkojë koalicion me parti të djathta, ndërkohë që artikulon  qartë nevojën e një rruge europiane për Serbinë, ndonëse njeh nevojën për marrëdhënie të afërta me Rusinë. 

http://www.bbc.com/news/world-europe-36122928

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.