Për 1 milionë dollarë

Postuar në 25 Prill, 2016 10:25

Arrestimi i bujshëm i 7 inspektorëve tatimorë dhe një biznesmeni karburantesh për skemë mashtrimi në vlerën e 1 milionë dollarëve, provoi edhe njëherë se shteti që kemi nuk është i drejtë dhe se administrata tatimore nuk është me “duar të pastra”. Kjo është njëra anë e medaljes dhe një e vërtetë e pranuar konsensualisht nga shoqëria, se puna si tatimor apo doganier për këtë arsye është e lakmuar. Ana tjetër ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Një ditë më parë Gjykata vendosi praktikisht të lirojë 8 të arrestuarit, ndonëse bëhet fjalë për një dëm ekonomik shkaktuar shtetit në vlerën e 1 mln dollarëve.  Për biznesmenin dhe 4 tatimorë u dha masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për 3 tatimorë të tjerë detyrim paraqitje.  Këta  persona akuzoheshin për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim të taksave dhe tatimeve”. Për një vepër të ngjashme penale atë të shpërdorimit të detyrës me një dëm rreth 30 milionë lekë , ish-ministri i Punës, Spiro Ksera  mbahet në burg. Për të mos përmendur rastin e Dritan Telegrafit në Berat, i cili u mbajt në burg për 3 ditë për vjedhjen e një çadre dhe pas lirimit prokuroria kërkoi ta rikthejë sërish në burg. (http://www.lapsi.al/lajme/2016/04/23/burg-p%C3%ABr-nj%C3%AB-%C3%A7ad%C3%...).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.