Lirohet Neranxi. Ndalimi për parkim, provë për humbjen e qetësisë

Postuar në 24 Prill, 2016 10:23

Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka njoftuar sot përmes një statusi në “Facebook” se është liruar pas 6 orësh. “Te dashur miq! Pas 6 ore ndalimi te padrejte dhe absurd nga policia, tashme jam lene i lire. Kete ngjarje te shemtuar do kemi kohe ta analizojme ne ditet ne vijim. Per momentin dua tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene. Jam shume i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat qe kam kaq shume miq dhe dashamires. Nderkohe ju ftoj neser te vini ne Panair tek Kompania Neranxi. Aty eshte festa e shijes dhe do te deshiroja tju qerasja te gjitheve! Jeni fantastike”, shkruan ai. Neranxi u ndalua një ditë më parë për parkim të gabuar dhe fyerje të dinjitetit të policisë. Lirimi nga ana tjetër provon se ndaj tij nuk është filluar ndjekja penale duke lënë shijen e një “hakamarjeje” të vogël ndaj Neranxit, i cili ishte ndër kryesorët në protestën për taksat vendore.

Comments

Submitted by Prof (not verified) on

Qe eshte vepruar gabim, eshte vepruar shume gabim.
Por, edhe qe ky Nerenexi, te provokon, te provokon edhe akoma dhe me shume prepotence duke fyer polocin qe ndofta me te drejte, po bente punen e vet.
Problemi qendron tek tejkalimi, te avancimi i metejshem ne drejtim te biznesit. Ketu eshte gabimi.
T'a kishin lene me kaq, kamerat e trupit i kane, dhe me ofendimet e filmuara, t'ja kendonin kengen sot.
U ka dale situata jashte kontrolli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.