Kosova – vilajeti islamik i Erdoganit?

Postuar në 24 Prill, 2016 12:48

Dje shumica e agjencive perëndimore të lajmeve informuan rreth vizitës së zv/kryeministrit turk Numan Kurtumulus në Kosovë. Në fakt e si zakonisht; vizitat e subprimatëve të këtillë as që regjistrohen. Ky i radhës mirëpo u plasua me përpikëri dhe gjithandej, jo për shkak të rëndësisë së funksionarit erdoganesk e të papeshë, por për shkak të deklaratave që i apostrofuari i bëri gjatë një feste po aq «interesante» sa edhe vetë deklaratat vetëdenoncuese të tij. Kurtumulus shpaloi kristaltë se si e trajton Turqia Kosovën dhe sa thellë vendi i tij ka depërtuar në dirigjimin politik, kulturor e ekonomik të vendeve shqiptare. Informata këto, të ditura e publikuara moti, por jo të pranuara zyrtarisht si të tilla nga qeveria dhe partitë politike shqiptare.
Kurtumulus morri pjesë në festën: «23 Nisan», e cila zhvillohet në favor të «sovranitetit nacional të turqve të Kosovës»?! Cilit sovranitet? Mediat e huaja e interpretuan Kosovën si principatë neo-osmane, satelite turke, për shkak se banorët e saj mbi 90% janë të atij identiteti kombëtar. Me të drejtë. Ndryshe as që mund të sqarohet «sovraniteti nacional» në terminologjinë politike. Gjatë vizitës së tij, në prani të Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës emisari nga Ankara tha edhe këto:
«Njohja e Kosovës do ta forcojë botën islamike» - tha ai në prani të Thaçit dhe Veselit.
«Ne konsiderojmë Kosovën si një vend me të cilin Turqia është e lidhur emocionalisht».
«Kosova është një vend europian me një kulturë madhështore islame. Prandaj është vendi më i rëndësishëm islam në Evropë». «Ne shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që kemi për zhvillimin e Kosovës, për ringjalljen e trashëgimisë osmane me qëllim për të kontribuar në forcimin e vlerave tona të përbashkëta kulturore». Turqia del sikur të ketë marrëveshje me primatët relevantë të Kosovës që demokracinë dhe sistemin aktual ta keqpërdor vetëm si urë drejt realizimit të një republike islamike të kontrolluar nga Turqia. Ndryshe si heshtet ky konstatim?
Qëndron se Kosova është e lidhur emocionalisht me Turqinë si trashëgimtare e Perandorisë Osmane. Po si? Si ish e pushtuar dhe terrorizuar 5 shekuj me radhë apo si mbetje e asaj perandorie nën zgjedha e robëri tjera e të cilën më në fund e shpëtoi perëndimi? Nga mosreagimi i qeverisë kosovare krijohet përshtypja se edhe zyrtarisht pranohet versioni turk: Kosova si mbetje osmane!
Kosova me kulturë madhështore islame? Në cilin aspekt të kulturës: Arte, etnografi, letërsi, politikë, socialitet…? Religjioni është vetëm një segment i një kulture identitetbërëse. Pse ky reduktim, duke shpallur njërën nga fétë e shqiptarëve si prima causa e ekzistencës së identitetit shqiptar? Kështu sepse vetëm nëpërmjet islamit, fésë Turqia e ka të mundur kapjen e shoqërive shqiptare dhe me asgjë tjetër relevante! Pra Erdogani përdor islamin për të shtrirë dominimin në Ballkan për qëllime politike.

Marrë me shkurtime nga "Zëri"

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Pordhe turke me rigon ballkanik.
Asgje me shume.
Shume zhurme per asgje.
Dhe vetem kaq.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Ky xhaxhi i fotografise eshte shume i lezecem, mban flamur turk, ka qeleshe me shqiponje (demek shqiptar), kurse jelekun e ka te nacionales italiane. A ka si behet me nderkombetar?

PS. Nuk e di si e ka perdorur autori termin "subprimat", po vete fjala primat dmth MAJMUN, keshtuqe subprimat i bie te jete nenmajmun. Pak me shume kujdes me perdorimin e gjuhes nuk i ben dem askujt. Flm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.