Në komisariat Neranxi për parkim të gabuar dhe fyerje të dinjitetit të policisë (Video)

Postuar në 23 Prill, 2016 20:43

Policia njoftoi shoqërimin në Komisariatin Numër 6 të biznesmenit Nikollaq Neranxi për parkim të gabuar dhe ofendim të punonjesve të policisë. Arsyeja për të cilën policia ka ndaluar biznesmenin ndoshta motivon shoqërimin e tij në komisariat, por të ushtrosh gjuhën e forcës si zgjedhje të parë për mosmarrëveshje të këtij lloji  dhe për më tepër kur flitet për biznesmen që përfshihen në listën e tatimpaguesve të mëdhenj, nuk shton në rekordet e policië ndonjë sukses që justifikohet me synimin për të bërë shtet.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kjo nuk vihet në dyshim, por për sipërmarrës që kanë mijëra familje të punësuara, policia duhet të gjejë gjuhën për të qetësuar tensionet kur bëhet fjalë për gjoba parkimi. Pak muaj më parë biznesi i Neranxit u grabit në mes të ditës nga persona të armatosur dhe policia ende nuk ka një autor, por ia arriti që të fusë në qeli vetë biznesmenin për fyerje të dinjitetit të saj.

ARRESTIMI I NERANXIT by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.