Nënshkruhet marrëveshja e klimës, politikë dhe simbolikë nga John Kerry (Video)

Postuar në 22 Prill, 2016 23:14

Kur politikanët amerikanë vendosin të ndërthurin politikën me simbolizmin krijojnë  dhe shfaqje të klasit botëror. Kjo ka ndodhur në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku përfaqësues nga 175 vende nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen për Klimën që u  arrit vitin e kaluar në Paris.

Gjesti i shefit të Diplomacisë Amerikane  kishte një  dimension simpatik me simbolikë të mjaftueshme në çdo nivel. Kjo është për shkak se John Kerry zgjodhi të ngjitet në podium dhe të nënshkruajë marrëveshjen duke mbajtur në prehër mbesën e tij e dy-vjeçare Isabel Dobbs-Chigkinson. Madje Kerry u provua si një gjysh shumë i dashur, pasi në fund të procedurave të  nënshkrimit u përkul dhe puthi me butësi mbesën e tij  të vogël.Gjithçka mund ti ngjajë një marketingu politik , por sekretari Kerry është deklaruar si fanatik i Marrëveshjes së Parisit, pavarësisht shumë reagimeve dhe lobimit të industrialistëve të naftës.

"Kemi mësuar se viti 2015 ishte viti më i ngrohtë në histori. Dimri i kaluar solli nivelin më të ulët të akullit në Arktik dhe kështu sfidat dhe qasja jonë në ngrohjen e klimës është urgjente "-theksoi Kerry. Nëse politika është menaxhimi  simboleve, atëherë fotografia e Kerryt me mbesën e tij në sallën e madhe të OKB-së mund të konsiderohet foto e vitit.. E ardhmja i takon fëmijëve dhe Kerry u tregoi njerëzve dhe kryesisht aamerikanëve se  ekziston mundësia që dikush të veprojë për të mbrojtur mjedisin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.