Presidenti: “Armatosja e qytetarëve, propozim jo i duhur”

Postuar në 21 Prill, 2016 22:37

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklarimet e Sali Berishës për armatosjen e qytetarëve si masë vetëmbrojtjeje ndaj krimit që ka depërtuar në çdo qelizë. Tha Nishani: “Normalisht nuk i takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive. Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë. Çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë se pranoj. Është një propozim jo i duhur. Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mendoj se nuk është një thirrje e duhur. Mundësia që tu jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për t'u mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte pozitve që qytetarët të pajiseshin me armë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.