Përshëndetja e LU për arrestimin e Shullazit dhe një porosi

Postuar në 20 Prill, 2016 19:20

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Emiljano Shullazit është përshëndetur edhe nga ambasadori Amerikan, Donald, i cili  kërkoi një hetim të pavarur, ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën me procedimet penale ndaj 38 vjeçartit. “Vitin e funidt kemi pare arrestimin dhe hetimin e  gjyqtareve, parlamentareve dhe ish ministrave  dhe tani arrestimin e te dyshuarit si bos i krimit, Emiljano Shullazi. Ne i pershendesim keto hapa pozitiëv dhe shpresojme qe keto raste te ecin perpara ne menyre te pavaruar”- deklaroi ambasadori amerikan gjatë një konference të Dhomës Amerikane të Tregëtisë. Ishte pikërisht   ambasadori amerikan, Donald Lu që nëntorin e kaluar ngriti pikëpyetje të mëdha për lënien të lirë  të Emiljano Shullazit, teksa foli për prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që ishin bërë pengesë për dënimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.