Fluturimet drejt Italisë, 60-70% më të shtrenjta

Postuar në 20 Prill, 2016 10:59

Çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria drejt Italisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 60-70% ditët e fundit. Mesatarisht, sipas të dhënave nga agjencitë e udhëtimit, nga 120-160 euro që ishin çmimet e biletave më parë, për destinacionet e Italisë, tani ato janë mesatarisht 200-240 euro.
Për vajtje ardhje vajtje- ardhje me Alitalia çmimi minimal që mund të gjesh është 227.3 euro (për këtë vendet janë të limituara) dhe çmimi maksimal (në varësi të orareve të nisjes e kthimit) arrin deri në 366.7 euro. Drejtues të agjencive të udhëtimit në Tiranë kanë shpjeguar se që prej dy javësh, AlItalia la rivendosur kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë).
Burime nga AlItalia, të kontaktuara nga Monitor thanë se AlItalia nuk i ka ndryshuar çmimet, por kanë qenë agjencitë ato që kanë tentuar deri tani të ndërveprojnë me çmimet e AlItalia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.