Alla turka, Davutoglu: Pa heqjen e vizave, marrëveshja për refugjatët bie

Postuar në 19 Prill, 2016 13:54

Turqia ka kapur momentin e vështirë të Europës dhe po e shfrytëzon në maksimum. Kryeministri Ahmet Davutoglu ka paralajmëruar sot se marrëveshja për emigrantët mund të pezullohet nëse Bashkimi Europian nuk heq kufizimet për lëvizjen pa viza për qytetarët turq duke nisur që nga muaji qershor. “I përmbahem bindjes sime se, me vullnetin e Zotit, ne do të kemi heqjen e vizave në muajin qershor. Në mungesë të saj, atëherë sigurisht, askush nuk mund të presë që Turqia t'u përmbahet angazhimeve të veta”, tha Davutoglu të hënën në Ankara.

 

Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë u nënshkrua në fund të muajit mars dhe presupozon të ndalojë fluksin e imigrantëve të parregullt drejt Greqisë duke kthyer njerëzit në Turqi. Për çdo person të deportuar nga Greqia, BE-ja do të ripranojë një emigrantë sirian nga Turqia. Në këmbim Turqia kërkoi hapjen e negociatave të reja për hyrjen në BE, marrjen e 6 miliardë eurove nga fondet e BE-së për refugjatët sirianë dhe të përfitojë heqjen e vizave për qëndrime afatshkurtra të qytetarëve turq. Nga ana tjetër Turqia duhet të përmbushë 72 detyrime me karakter teknik për lëvizjen pa viza. Situata është delikate pasi FRONTEX raporton se që nga nënshkrimi i marrëveshjes fluksi i refugjatëve drejt Greqisë ka rënë shumë shpejt, çka provon se Ankaraja zyrtare e kontrollon mirë lëvizjen dhe me gjasë po e përdor atë për objektiva politikë.  

https://euobserver.com/migration/133113

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Shteti qe eshte shtet, mbetet shtet dhe ngre zerin fort edhe bertet.
Akoma edhe me fort le te ngerene zerin turqit.
Kane te drejte.
Europa eshte nja fole te kooruptuarish dhe frikacakesh pa karakter.

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Kontrata eshte kontrate si alla turke edhe alla frenga!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.