Një leksion për Johnny Depp dhe të shoqen, Heard, në Australi

Postuar në 18 Prill, 2016 15:52

Aktori Johnny Depp dhe e shoqja, Amber Heard kanë përjetuar një përvojë të vërtetë australiane, kur vetëm pse kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë deklaruar se kishin me vete dy qenë, janë detyruar të regjistrojnë këtë video. Të dy kërkojnë falje, thonë se Australia është një vend i mrekullueshëm, se duhet bërë gjithçka që Australia të mbrohet. Gjithë një shfaqje sureale, ku Depp shfaqet me një fytyrë të vrerosur. Gazeta britanike “The Guardian” spekullon se diçka u ka ndodhur të dyve që kanë dalë e kanë bërë këtë lloj deklarate, pse jo edhe ndonjë seancë presioni psikologjik. Për ata që kanë dëshirë të shkojnë në Australi ato mesazhet video që dalin shpesh kur shikon ndonjë film në “Youtube” duhen marrë seriozisht. Ndoshta jo kaq sa i ka marrë Depp.
http://www.theguardian.com/film/2016/apr/18/johnny-depp-amber-heard-vide...

Comments

Submitted by Downunder kangaroo (not verified) on

Australia eshte haleja e botes! Kam jetuar 5 vjet ne australi dhe mezi prsja te ikja! Po ju them qe ketu ne USA qe tani kane filluar pushimet nga puna te australianeve! Kjo qe ka ndodhur do paguhet me nje cmim te madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.