Letër e një socialisti nga Berati

Postuar në 18 Prill, 2016 17:54

"Zoti Blendi Klosi! Lidhur me komentin për takimin e Z. Blushi dhe Znj. Hafizi në Berat. Po të shkruaj që të dish të vërtetën, pastaj komentet dhe interpretimet bëj si të shkojnë përshtat politikisht. Z. Klosi, ju komentoni. “Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm në takim me deputetet dhe ju e përgënjeshtroni duke aluduar se kanë qënë më pak”  Në atë takim shumica dërrmuse ishin socialistë, simpatizantë dhe votues të PS  dhe mbi 15 veta themelues të PS që ju i kini abandonuar dhe mënjanuar. Këta janë më shumë socialistë se sa ju që vetëm keni përfituar nga vota e jonë. Në këtë takim kishte qytetarë të thjeshtë që perfaqsonin të gjitha shtresa e  e shoqërisë. Kishte dhe një pakicë por jo më shumë se 12 apo 15 veta që u përkisnin bindjeve të ndryshme.

Duhet theksuar se në sfondin e sallës ishte Flamuri kombëtar dhe i Partisë Socialiste. Duartrokitjet ishin sa herë që kujtohej PS, dhe të gjithë kërkonin e kurimin e PS nga “virusi” që e ka prekur. Të gjithë kërkojnë një Shqipëri më të mirë ekonomikisht, një demokraci ashtu si është në vendet e tjera demokratike, drejtësi shoqërore, luftë korrupsionit dhe papunësisë, një jetë dinjitoze. Të gjithë të pakënaqur me politikën 25 vjeçare. Nuk e kuptojmë shqetësimin tuaj. A pati dhe nja 2 zëra të irrituar nga varfëria ekstreme. Po është e vërtetë?  Por ky irritim kishte të bënte me punën tuaj jo me të pranishmit.                                                                         

Por po ju kujtoj Ju  Z. Klosi. Në takimin që patët para disa ditësh në Uznovë me të thirrurit tuaj të zgjedhur ata  shprehën mosdakortësinë me ju me një yyyy të fortë. Ju i dini shqetësimet e bazës por po mundoheni t’i izoloni me forcën e pushtetit që ushtroni. Mjaft me presione me punën, mjaft me premtime boshe, mjaft me mendjemadhësi dhe eufori. Zoti Klosi, bëni dhe ju disa takime me popullin siç i bëri Blushi dhe Hafizi dhe dëgjojini. Por ju bëni takime vetëm më te zgjedhurit tuaj dhe të punësuar. Kemi tre vjet që nuk i kemi takuar deputetët këtu në Berat.

Me respekt:  socialisti Feim Ruka!

https://www.facebook.com/feim.ruka?fref=ts

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.