Koha e aktit të parë seksual mund të jetë e kushtëzuar edhe nga faktorët genetikë

Postuar në 18 Prill, 2016 18:56

Populli e ka thënë me kohë kur e përcjell konsideratën referuar rracës, apo sojit. Por nga ky pohim empirik dhe abuziv, shkenca vjen në ndihmë si komplementare. Kështu një studim i universitetit të Kembrixhit, aplikuar mbi 380 mijë njerëz, ka zbuluar se genet ndikojnë në mënyrë substanciale për moshën e aktit të parë seksual te njeriu. Pa mohuar faktorët e tjerë, si familja, shoqëria dhe personaliteti, studimi i ri, sjell në vëmendje edhe rolin e faktorëve genetikë që sipas Ken Ong nga Instituti i Shkencave Metabolike, shpjegojnë 25% të rasteve në ndryshimin e moshës se kur njerëzit kryejnë për herë të parë aktin seksual. Mosha mesatare e maturimit seksual ka zbritur nga 18 në vitin 1880 në 12.5 në vitin 1980, si pasojë kjo e dietave të ndryshuara ushqimore.  

 

http://medicalxpress.com/news/2016-04-virgin-written-genes.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.