Bie konsumi i popullatës, faktorët që ndikojnë

Postuar në 18 Prill, 2016 10:43

Konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë. Rritja e papunësisë për dy tremujorë radhazi (nga 17.3% në tremujorin e dytë 2015, në 17.5% dhe 17.7% përkatësisht në të tretin dhe të katërtin, sipas INSTAT), ngadalësimi i rritjes së pagave apo dhe rënia reale e tyre si dhe largimi masiv i njërëzve nga vendi (kërkesat për azil në shtetet e BE-së u rritën 439% në 2015-n), të kombinuara këto me pasigurinë për të ardhmen, vlerësohen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë negative. Gjithsesi, në një ekonomi, ku prodhimi mungon dhe që është tepër e varur nga konsumi, rënia e këtij të fundit është një sinjal negativ raporton Monitor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.