S'kemi rrugë tjetër, na duhen investime të mëdha

Postuar në 17 Prill, 2016 10:47

Debati nëse Qeveria ka përmbushur prtishmëritë në planin ekonomik është një nga dy shtylla që dominon retorikën politikë në vend, por edhe matësi për efiçencën e politikave që ka ndjekur koalicioni i majtë në këtë drejtim. Ka një klimë pakënaqësie për "diktaturën" fiskale që ka ndjekur qeveria dhe represionin ndaj biznesit çka është reflektuar edhe në interesin në rënie të investitorëve të huaj për Shqipërinë. Banka Qëndrore ka ulur në minimumin historik normën bazë të interesit, e megjithatë ministri i Financave e sheh si lavdëruese punën e qeverisë për rritjen ekonomike, krahasuar me situatën financiare të qeverisë së kaluar. Por ka dhe një këndvështrim brenda koalicionit për Aë që qeveria nuk ka mundur ta bëjë ende, thithjen e investimeve të mëdha, të cilat do t'i hapin rrugë zhvillimit ekonomik. Në sesionin e dytë të punimeve të Konferencës së XIV të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, kreu i kuvendit Ilir Meta theksoi nevojën për projekte të mëdha në infrastrukturë, të cilat Shqipëria nuk mund t'i finanvojë.
“Integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastrukturore në vend. Shqipëria shpreson se projektet e mëdha në infrastrukturë, si autostrada Adriatiko-Joniane, projektet për energjinë, turizmin, bujqësinë dhe arsimin janë bindës për të thithur investime, të nevojshëm për të jetësuar zhvillim dhe punësim për vendet tona"- deklaroi Meta. Ndaj dhe shifrat që jep qeveria statistikisht mund të vlejnë për raportet e saj me FMN qpo BB, por jo për të ringjallur shpresën e shqiptarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.