Kush e arrestoi Shullazin? Politika ka dy qëndrime

Postuar në 17 Prill, 2016 17:45

Ka nisur një replikë në distancë mes dy palëve politike për çështjen “Shullazi”. Pas arrestimit të personit në fjalë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se ky akt u krye në kushtet e një presioni nga SHBA. Akuzat e ngritura ndaj Shullazit ishin për gjobvënie dhe kanosje dhe në fakt nuk kishin të bënin me kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, çka provon se ndaj shtetasit në fjalë ka patur ankesa në vijimësi. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri u përgjigj se ky lexim nga PD-ja është qesharak dhe alogjik, por duket se opozita ka gjetur rastin për të presuar mbi ministrin. Kru i departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeljed Alibeaj, bëri këtë deklarim pas reagimit të Tahirit: “Reagimi i Tahirit eshte veprim i deshperuar i atij qe e ndjen lakun qe po i shtrengohet. Arrestimi i befte i padronit te tij, e ben cirakun Tahir te flase percart pa guxuar tja permende njehere te vetme emrin. Sigurisht e dine te gjithe, shqiptaret dhe nderkombetaret se Tahiri nuk ka dore ne arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dore ne gjakun qe u ka pire Shullazi biznesit duke u vene gjoba dhe tritol. Tahiri ka dore ne lehtesite e kultivimit dhe trafikut te droges dhe pesefishimin e parcelave me hashash, kete e dine shqiptaret e nderkombetaret. Nxiton sot te shkeputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkepunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me nje deklarate te mjere. Shpejt do i vije radha dhe atij. Ora po troket per te dhe banditet qe po i marrin frymen vendit. Te njejtin fat do kene”.

Fakt është aë para disa muajsh ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, kërkoi tekstualisht ndalimin e Shullazit, duke konfirmuar se shqetësimi është shumë i madh.  

Comments

Submitted by Shullaz Haneja (not verified) on

Shullazi, duhej te ishte prapa hekurave, shume e shume kohe me pare ne burg.
Opozita e sotme, dikur ne POZITE, e ka perdorur Shullazin, si ka dashur, per te fituar zgjedhjet.
Meqenese Shullazi, nuk po u bindej me urdherave te kapove te PD, atehere filloi goditja e tije nga Saliu dhe PD-ja,nduke e akuzuar per lidhje me Ps dhe Saimir Tahirin ne vecanti.
Megjithate, policia e Tahirit, e ka arrestuar,mpor Prokuroria e Llalles, e ka nxjerre tre here nga burgu.
Keto jane lojra politike te ndyra nga Sali Berisha, mbasi po e shikon dhe e ndjen per dite qe po i vjen fundi.
Po i vjen nje fund i turpshem.
Turp te kete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.