Zbutet opozita, vihet në shërbim të demokracisë parlamentare

Postuar në 15 Prill, 2016 12:49

Partia Demokratike i ka dhënë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin. Mbledhja e Kryesisë së demokratëve vendosi këtë të premte që të rikthejë normalitetin duke filluar nga dita e hënë. Sipas këtij vendimi të Kryesisë, demokratët do të rikthehen në Komisionet Parlamentare, ku ndodhen një sërë nismash ligjore për të shqyrtuar së bashku me maxhorancën, më e rëndësishmja prej të cilave mbetet reforma në drejtësi, raporton TCH.
Ky vendim, sipas demokratëve, mbërrin pas plotësimit të kërkës së tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të dy deputetëve të maxhorancës, që opozita i akuzon se kanë shkelur ligjin duke përfituar fonde publike dhe të kërkesës tjetër që lidhej me ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e marrëveshjes me CEZ-in.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Ka cecua bicak.
Ka ikur koha qe te benin vetem synet.
Tani, po vazhduan keta te PD, te vazhdojne e te bejne pordhe, ju a presin fare, i bejne transgjinore, i kethejne ne burrA pa koqe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.