Supervullkani Paektu bashkon shkencëtarët koreanë me ata perëndimorë

Postuar në 15 Prill, 2016 21:21

Politika i mban larg vendet dhe shtetet, por potenciali i katastrofave natyrore, të mundshme kudo në Tokë, imponon të kundërtën. Në vitin 2014 u bë e njohur se një grup shkencëtarësh nga Perëndimi u lejuan të hynin në Korenë e Veriut për të studiuar situatën në Malin Paektu. Në këtë të fundit është, 1000 vjet më parë ka ndodhur shpërthimi i dytë më i madh vullkanik i regjistruar në histori dhe riaktivizimi i tij, me siguri që e tejkalon seriozitetin e shteteve që sot janë në dy anë të llogores. “Nëse shpërthen pasojat shkojnë përtej Koresë dhe Kinës”, deklaron James Hammond, një nga shkencëtarët britanikë e përfshirë në projekt, i thirrur për ndihmë në vitin 2011.

 

Arsyeja pse shkencëtarët perëndimorë u përfshinë në këtë projekt është si pasojë e kërkesës së ekipi koraen i drejtuar nga Ri Kyong-Song i administratës qeveritare për Tërmetet kërkonte të ndihmën shkencore dhe infrstrukturore ekstra.

Një kërkesë për më shumë informacion ka ardhur edhe nga pala kineze, të cilët e quajnë Paktunë, Changbaishan dhe që bashkë me koreanët e kanë mbajtur në vëzhgim zonën që nga viti 2002, kur u shfaqën shenja shqetësuese. Sipas shkencëtarëve perëndimorë që kanë bërë vlerësime nisur nga valët tërmetore, në thellësinë 35 km, ka një sasi magme të madhe. Një pjesë e kores së tokës në këtë zonë është sipas tyre, burimi potencial për ekzistencën e magmës në shpërthimet e së shkuarës dhe mund të lidhet me paqëndrueshmërinë vullkanike të tanishme. Studimet janë në fazë fillestare ende, por shkencëtarët perëndimorë flasin për një projekt afatgjatë që shkon deri në 10 vjet.

 

Paektu është shqetësues pasi ka regjistruuar një nga ngjarjet më kataklizmike në histori. Në vitin 946 e.s, shpërthimi i vullkanit në fjalë shpërndau në ajër 96 km3 material, hi dhe gurë, çka sa për karahasim është 30 herë më shumë sesa shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 p.e.s ku nga krateri u shpërthye vëllimi modest prej 3.3 km3.  

 

https://www.newscientist.com/article/2084529-waking-supervolcano-makes-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.