Monumentet sovjetike janë të padëshiruara

Postuar në 15 Prill, 2016 09:24

Pas Luftës së Dytë Botërore në Poloni është ndërtuar një numër i madh monumentesh të periudhës sovjetike. Rreth 200 objekte vazhdojnë të ekzistojnë. Tani ato duhet të zhduken. Historiani Pawel Ukielski nga Instituti polak i Kujtesës Kombëtare do të kishte preferuar që simboli më i madh i periudhës sovjetike në Poloni, Pallati i Kulturës të rrëzohej. Ndërtesa e lartë prej 231 metrash është që prej viteve '50 qiellgërvishësi më i lartë i vendit dhe për shumë vetë halë në sy. Në atë kohë ishte edhe ish-ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski që u shpreh për rrëzimin e tij. Me të do të varrosej edhe simbolikisht komunizmi, tha ai. Ithtarët e një logjike të tillë kujtojnë me dëshirë traditën e rrëzimeve të tilla, e cila ka nisur që në vitet 1920. Atëherë, shteti i sapoformuar polak i shkatërroi të gjitha simbolet e sundimit carist. Midis tyre, shkatërroi edhe Katedralen-Alexander-Newski në qendër të Varshavës - atë e hodhën në erë. Por Pallatin e Kulturës së Varshavës kjo nuk e kërcënon më, ndërkohë ai ndodhet nën mbrojtje si monument kulture.

Fund mirënjohjes

Simbolet e komunizmit duhet të zhduken nga hapësira publike në Poloni dhe kjo është një "punë e natyrshme dhe normale", deklaroi para pak kohësh kryeministrja polake Beata Szydlo në stacionin televiziv polak TVN24. Shumë polakë janë të zemëruar "që këto simbole vazhdojnë te jenë në shumë vende." Sa të tilla ka, për momentin këtë nuk e di saktë askush. Në vitin 1994, në një marrëveshje ruso-polake u regjistruan 570 objekte të tilla. Prej tyre shumë janë eleminuar që pas vitit 1989. Por rreth 200 të tilla vazhdojnë të bien veçanërisht në sy, dhe ato duhet të hiqen, mendon Lukas Kaminski, Drejtor i Institutit të Kujtesës Kombëtare (IPN) në Varshavë, sepse "monumentet në qendrat e qyteteve dhe në fshatra përcjellin një sinjal të gabuar historik". "Me Ushtrinë e Kuqe erdhi një zgjedhë e re" Kjo në një kohë kur deri para pak kohësh, Instituti i tij mbronte një pozicion krejt tjetër: vetëm në vitin 2015 u publikua pas viteve të një pune studimore shumëvjeçare studimi i parë shkencor për historinë e lindjes të të ashtuquajturave "monumente të mirënjohjes". Ato që më parë u studiuan dhe u futën në listë, tani duhet të zhduken nga hapësirat publike: pas ndryshimit të qeverive, IPN mbështet planet e nacionalkonservatorëve. "Çfarë pasoi, pas çlirimit të Polonisë nga sovjetikët, përveç se një zgjedhë e re", thotë Kaminski si argumentim.

Krahasimi me krimet gjermane preferohet të përdoret shumë tani në Poloni. Historiani Pawel Ukielski thotë në bisedë me DW: "Është vështirë e përfytyrueshme që të përkujtoheshin në të njëjtën mënyrë në hapësirën publike edhe ushtarët e Vehrmahtit." Shumë qytete i heqin monumentet Që në këtë rast nuk bëhet fjalë për përkujtim, por për dëshmi të një epoke historike, e cila është pjesë e historisë së pasluftës të Polonisë, kjo luan një rol të dorës së dytë në debat. Shumë qytete dhe komuna reaguan shpejt për shpalljen e heqjes së monumenteve. Në Stetin ka vite që tregojnë me gisht një monument gjigand "të mirënjohjes për Ushtrinë e Kuqe". "Ne e kemi pritur këtë vendim", thonë nëpunës të bashkisë së Stetinit. Rreth 500 km më në lindje, në kufirin rus me Kaliningradin, kryetari i bashkisë së Pieniężno-s, Krzysztof Kiejdo e ka zgjidhur problemin që në vitin 2015.

Pas diskutimeve të gjata ai e hoqi monumentin e gjeneralit të ushtrisë dhe heroit të Bashkimit Sovjetik, Iwan Tschernjachowski. "Ne kemi heronjtë tanë", thekson Keido. Por për rusët, qyteti i Polonisë lindore, Pieniężno-s mbetet një vend simbolik - me apo pa heronj në piedestal. Ambasadori i Rusisë, Sergey Andreev vendosi atje edhe këtë dimër një kurorë në nderim të rënies së gjeneralit rus.

 

Deutsche Welle

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.