Marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme dhe FBI-së për luftën kundër terrorizmit dhe ngritjen e Byrosë së Hetimit

Postuar në 15 Prill, 2016 09:27

Shqipëria rreshtohet në vijën e parë të frontit kundër terrorizmit. Përtej takimit mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit amerikan, vizita në SHBA ka sjellë edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme mes Ministrisë së Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit(FBI). Ajo është nënshkruar mes ministrit shqiptar Sajmir Tahiri dhe drejtorit të FBI-së James Comey, gjatë një takimi që delegacioni shqiptar kreu në selinë e kësaj të fundit.
“Gjatë këtij takimi, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe kreu i FBI-së James Comey nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe Qeverisë shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji nënshkruar nga një Ministër i Brendshëm në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FBI-së”, raporton “shqiptarja.com”.
Marrëveshja rregullon vendosjen e disa pikave të kontaktit mes të dyja palëve që nga pala shqiptare do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center). Po kështu “Drejtori i FBI-së u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore”, por edhe “të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj”. Kjo e fundit si shenjë e angazhimit amerikan për goditjen e korrupsionit në nivele të larta në një vend si Shqipëria që ka 25 vite pa asnjë hetim dhe gjykim serioz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.