Kryeministri i Shqipërisë mesazh nga CNN për zgjedhjet në SHBA!!!

Postuar në 14 Prill, 2016 02:33

I ftuar në studion e Richard Quest, Edi Rama, ka deklaruar se Trump e dëmton Amerikën me retorikën e tij kundër myslimanëve. Diçka kjo e tepërt edhe për standardin e "Mbledhjes së 81 partive në Moskë". Shqipëria është vend i vogël dhe fjala e saj ka një vlerë modeste, madje edhe për çështjet ballkanike. Duhet të njohim edhe faktin se askush nga Shqipëria nuk ka këllqe të shpallet kampion i tolerancës, as i myslimanëve të moderuar, si vlerë marketingu, pasi në çdo rast peshojmë pak. Nëse kjo është një mënyrë për të qenë në krah të myslimanëve shqiptarë duke kundërshtuar retorikën antimyslimane të Trump, kjo mbetet për t'u parë, ndonëse jo aq e nevojshme, në mos e tepërt dhe e parakohshme. Gjithsesi, është gjë e mirë që nuk ka zgjedhje në Vatikan.  

PS: Teksa Rama flet, gazetari i tërheq vëmendjen duke i kujtuar se është duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër. "Besoj e dini se etiketa diplomatike, zakonisht thotë se udhëheqësit e huaj nuk komentojnë mbi zgjedhjet në vendet e tjera", i thotë Quest.

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

Nuk do doja te debatoja per faktin se a ka bere mire Edi Rama apo jo!

Fakti qe me shqeteson ne kete shkrim eshte se Shqiperia sipas jush nuk ka rol, apo pak rol, ne Ballkan. Shqiperia ka rolin me te rendesishem ne ballkan e aq me teper duke patur parasysh edhe aleancat e reja qe Shqiperia po krijon. Konfigurimet e reja ne Ballkan jane favorizuese per Shqiptaret kudo qe jane dhe se renia e boshtit greko-serb eshte e pashmagshme madje ate po e jetojme cdo dite qe prej bombardimeve te NATOs ne serbi ashtu edhe me rrenimin ekonomik te greqise si dje me krizen e gjithanshme te maqedonise.

Submitted by eliban (not verified) on

@Ku do te dalesh!
ke shume te drejte vella. sot me shume se kurre me pare Shqiperia ka rol vendimtar ne Balkan

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.