Publicitare - “I polle, rriti vetë!”

Postuar në 13 Prill, 2016 12:28

Lëviz tregu në Tiranë, lëviz edhe në qytete të tjera. Bëhet parkimi me pagesë në Tiranë, pak javë më pas e njëjta gjë ndodh edhe në qytete të tjera. Rritet çmimi i ujit në Tiranë, kjo gjë me siguri do të ndodhë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, siç ndodhi së fundmi në Sarandë. Kjo pa asnjë nevojë konkrete dhe reale, thjesht sepse Tirana është modeli që socialisti i modës, Erjon Veliaj, imituues i verbër dhe profesionist i Edi Ramës, rrezaton edhe në mendjet e kryetarëve të bashkive socialiste nëpër Shqipëri. Sot ka ndodhur që Bashkia e Lushnjes ka vendosur lëvizjen e tregut në qytet, çka ka sjellë reagimin e tregtarëve, apo disa prej tyre. Reagimi i kryetarit të Bashkisë, socialistit Made in Rilindja, Fatos Tushe, është origjinal, për çdo standard. Por Tushe nuk është polic, që po u kap në kamera duke bërë ndonjë gabium të nesërmen pushohet nga puna apo kalon për ndjekje. Jo, kryetarët e Bashkisë janë aty si kuriozitet publicitar, kjo me gjasë si pasojë e trullosjes së 1 milionë shuplakave mbi të cilat tani kalërohet qyli i pushtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.