Ndodh në Tiranë/Bebe "të kohës" së Bashës dhe bebe "të kohës" së Veliajt. Bashkia nuk njeh shpërblimet e vonuara

Postuar në 12 Prill, 2016 19:04

Një shkrim në “Gazeta Shqiptare” me autore Ermelinda Hoxhaj, sjell në vëmendje një problem që ka simbolikë me rëndësi. Fjala është për shpërblimin e bashkisë së Tiranës për bebet e sapolindura që është 5000 lekë(të reja). Sipas autores së shkrimit, interesimit të gazetës për shpërblimin, autoritetet lokale iu përgjigjën me përgjigjen se “nuk do të bëhet asnjë pagesë e prapambetur, 5 mijë lekëshi do të vijohet të paguhet vetëm për fëmijët që lindin gjatë këtij viti dhe në vijim(2015). Ata që nuk e kanë marrë të shkojnë të interesohen te drejtuesit e mëparshëm të bashkisë”. Kjo nga zyra e shtypit të Bashkisë, kryetari i së cilës, i gatshëm për ta futur fytyrën e tij në çdo kuadër televiziv, u shfaq natën e ndërrimit të viteve në maternitet me çekun në dorë tek një nënë që kishte lindur fëmijë.

 

Prej vitit vitit 2012 e në vijim nuk është kryer asnjë pagesë, shkruan GSH, dhe kjo nuk është përgjegjësi e drejtuesve aktualë të Bashkisë, të cilët erdhën në vitin 2015 në pushtet. Por ama për të mos shlyer detyrimin ndaj nënave që kanë lindur fëmijë në këtë periudhë është marrë një vendim i cili shkon patjetër tek Veliaj. 

 

Nuk po hyjmë këtu në arsyet e një vendimi të tillë, pasi kjo i takon vetëm Bashkisë, e cila sot njoftonte me krenari se “të ardhurat nga taksa e pronës u rritën nga 7% në 94%”. Këtu bëhet një padrejtësi si akt simbolik ndaj një numri njerëzish, ndërkohë që kur vjen puna tek trajtimi i kategorisë së nënave të reja, një goditje ka ardhur edhe nga qeveria qendrore. Me ardhjen në pushtet të socialistëve(viti buxhetor 2014 e pas)pagesa për lejen e lindjes për nënat u përllogarit mbi bazë të pagës neto. Një firo jo e vogël kjo.

Gjithsesi në logjikën që një institucion njeh detyrimet e veta ndaj të tretëve, përveçse kur konstaton se ato janë në kundërshtim me ligjin, ky akt i Bashkisë së Tiranës, raportuar si i tillë nga "gazeta Shqiptare" nuk gjen shumë përligjje.

http://www.balkanweb.com/site/bonusi-i-bebeve-bashkia-vetem-pas-dhjetori...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.